Ndërlidhjet

NJU JORK


Anëtarët e Grupit të Kontaktit për Kosovën kanë bërë të ditur se mbështesin fuqishëm propozimin e kryeadministratorit Harri Holkeri për fillimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për çështjet praktike nga mesi i tetorit. Grupi i Kontaktit ritheksoi synimin për të mbikqyrur nga afër ecurinë e dialogut.
Duke theksuar se rezultatet e dialogut për çështje praktike do të përmirësojnë cilësinë e jetës së popullatës, Grupi i Kontaktit ka përsëritur qendrimin se Bashkësia Ndërkombëtare nuk do të miratojë përpjekjet e cilësdo palë për të paragjykuar statusin final të Kosovës.
Grupi i Kontaktit ka theksuar nevojën e jetësimit të parimit "standardet para statusit" dhe ka ftuar drejtuesit politikë t'i përqendrojnë energjitë e tyre në vendosjen e mirëbesimit dhe mbështetjen e pajtimit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG