Ndërlidhjet

UASHINGTON


Situata në Maqedoni është përmirësuar në dy vitet e fundit, por ende kërcënohet nga destabilizimi, ka thënë ish drejtori i Grupit Ndërkombëtar të Krizave Edward Joseph.
Në një fjalim në qendrën Woodrow Wilson në Uashington, Joseph tha se ekstremistët dhe kriminelët mbjellin frikë, dhe kjo tregon se vendi ende nuk mund t'i kontrollojë kufinjtë dhe nuk është stabil.
Maqedonia nuk ka as kapacitet e as kohezion për t'i luftuar kërcënimet e tilla, ka thënë Joseph, duke e kritikuar bashkësinë ndërkombëtare se ajo krijon situatë të rrezikshme kur thotë se Maqedonia është një sukses i madh.
Edward Joseph konsideron se zgjidhja e statusit final të Kosovës është çelësi për përmirësimin e gjendjes në Maqedoni.
"Cërvenkovski e ka prekur thelbin e problemit, duke thënë se për Maqedoninë, do të ishte më mirë që Kosova të bëhet e pavarur dhe të rivendoset ligji, se sa të jetë pjesë e federatës së Serbisë dhe të shndërrohet në një vend ku do të përhapej anarkia", ka thënë ish drejtori i Grupit Ndërkombëtar të Krizave.
XS
SM
MD
LG