Dy grupet militante palestineze janë zotuar sot për vazhdimin e luftës së armatosur kundër izraelitëve. Grupi radikal Hamas ka bërë të ditur se do të vazhdojë kryengritjen derisa të tërhiqet Izraeli. Brigada e Martirëve Al-Aksa, grup i armatosur i fraksionit Fatah të Jaser Arafatit, ka thënë se "rezistenca e nënkupton vetem çlirimin e Palestinezëve nga okupimi' izraelit.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.