Patrick MOORE, analist i radios Evropa e Lirë
RADIO EVROPA E LIRË
Në një koment të juajin keni thënë se Aleanca Veriatlantike ka luajtur rol vital në sigurimin e paqjes dhe stabilitetit në Ballkanin Perendimor. Tash shtrohet pyetja nëse këto raporte mund të vazhdohen...?
PATRICK MOORE
Po, sigurisht që mendoj se munden. Mendoj se amerikanët e kanë kuptuar që e vunë veten në një pozitë në Lindjen e Mesme ku u duhet ndihmë nga miqtë e tyre të vjetër. Mendoj se edhe qeveria gjermane e ka kuptuar se bëri gabim në ftohjen e marrëdhënieve për një periudhë kohe me Shtetet e Bashkuara, aleatin e tyre më të fortë. Këtë e bënë duke u larguar nga amerikanët, ndonëse jo duke ruajtur pavarësinë e tyre, por duke u bërë të subordinuar nga Franca. Mendoj se i kanë kuptuar gabimet që i kanë bërë. Interesat tona thelbësore në Ballkan janë: promovimi i paqes, stabilitetit dhe demokracisë. Nëse Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre evropianë do të punojnë së bashku, në projekte konkrete, pa marë parasysh disa këndvështrime apo prioritete të ndryshme për rajone të tjera në botë, do të shohim se kemi interesa të përbashkëta për Ballkanin dhe atje mund të bashkëpunojmë mjaft mirë.
RADIO EVROPA E LIRË
Në Evropë ende ka drojë nga "unilateralizmi" amerikan. Por, në Ballkan dhe veqanërisht në Maqedoni bashkëpunimi ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë ishte i mirë. A mos është Ballkani rast i veçantë?
PATRICK MOORE
Sigurisht që është një rast i veçantë në krahasim me "teatrin" dhe "fishekzjarret" që kemi parë në Kombet e Bashkuara dhe në vende të tjera. Megjithatë, nuk mendoj se Ballkani është rasti i vetëm, pasi kam lexuar kohët e fundit kujtime nga ushtarakë amerikanë dhe francezë, të cilët tregojnë që në vende të ndryshme nëpër botë, amerikanët dhe ushtarakët francezë kanë bashkëpunuar mjaft mirë gjatë gjithë kohës. Le t'i kthehemi pyetjes suaj dhe rastit special të Ballkanit. Pse pra bashkëpunimi vazhdon të funksionojë këtu në Ballkan pa probleme reale? Fillimisht, Bashkimi Evropian e di fare mirë që nuk mund të bëjë gjithçka në Ballkan vetëm. Së dyti, ata e mbajnë mend që Shtetet e Bashkuara erdhën në Ballkan kryesisht për faktin se evropianët nuk i'a dolën të menaxhonin punët atje si duhet. Së dyti, për amerikanët, një arsye që ata janë në gjendje të bashkëpunojnë mirë me evropianët është se nuk kanë ndonjë interes thelbësor kombëtar në Ballkan, që do t'i bënte nervozë në lënien e marrjes së vendimeve nga ana e të tjerëve. Pra, siç e thashë amerikanët janë në Ballkan, jo për faktin se kanë interesa vitale në këtë rajon, por sepse erdhën që t'u japin fund luftërave që aleatët e tyre evropianë nuk arritën t'i menaxhonin. Pse them që në Ballkan nuk ka interes të veçantë të Shteteve të Bashkuara?
Sepse nuk u besoj historive që kam lexuar në mediat serbe dhe gjetiu tjetër që thonë se amerikanët janë në Ballkan për të njëjtat arsye si në Lindjen e Mesme, pra për naftën. Kjo thjesht nuk është e vërtetë dhe tregon njohuri tepër të cekta gjeografike dhe tjera. Pika tjetër është se që nga 11 shtatori i vitit 2001, amerikanët janë më të shqetësuar për praninë e terroristëve ndërkombëtarë dhe të krimit të organizuar në rajon, pra kanë një interes aty. Por, nuk mund të thuhet që Ballkani është një rajon thelbësor për amerikanët siç është bërë Lindja e Mesme.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Mur, roli i Shteteve të Bashkuara në Ballkan megjithate mbetet i domosdoshëm..A mundet Unioni Evropian herdo-kurdo pavarësisht të menaxhoj me Ballkanin?
PATRICK MOORE
Le t'i përgjigjemi pjesës së parë të pyetjes suaj, lidhur me rolin e SHBA-ve që është i domosdoshëm. Pse është i nevojshëm? Së pari sepse shqiptarët dhe muslimanët boshnjakë nuk u besojnë tjerëve. Pra nuk mendoj se shqiptarët për një kohë të gjatë do jenë të gatshëm t'i besojnë Bashkimit Evropian ashtu si u besojnë amerikanëve, pra në këtë aspekt prania amerikane do të jetë e nevojshme. Bashkimi Evropian nuk do jetë në gjendje të marrë këtë rol të SHBA-ve në Kosovë. Edhe Bosnja është rast i njejtë. Muslimanët boshnjakë besojnë se vetëm amerikanët kanë aftësinë ushtarake dhe vullnetin për t'i ndihmuar. Ata kujtojnë rolin e britanikëve dhe francezëve në luftën e Bosnjes mjaft mirë. Tani flasim për Bashkimin Evropian, nëse do jetë në gjendje të merret vetë me Ballkanin. Kush e di, ka shumë lloj modelesh të Bashkimit Evropian që qarkullojnë. Ëndrra e kësaj vere e presidentit francez Shirak që t'a kthente Bashkimin Evropian në një shtet të unifikuar, që do të ishte një instrument i politikës franceze nuk besoj se do të realizohet, sepse të tjerët tash e kuptojnë çfarë përpiqet të bëjë Zhak Shiraku. Siç po lexoja në "Herald Tribune", një artikull paraqiste një numër librash të autorëve francezë të cilët vetë e kritikonin Shirakun dhe ministrin e tij të Jashtëm për idetë e tyre dhe sugjeronin se Franca aktualisht është e dobët dhe në një periudhë rënieje. Pra nuk mendoj se Zhak Shiraku, Gerhard Shrëderi apo dikush tjetër do të jetë në gjendje t'a transformojë Bashkimin Evropian në një supershtet të cilin ata do ta kontrollin. Dhe siç mësuam këto ditë gjermanët do vazhdojnë të shkurtojnë buxhetin për ushtrinë, kështu që nuk mendoj se Bashkimi Evropian mund të ketë një ushtri të fortë që kurdoqoftë të mund të zëvendësojë NATO-n dhe amerikanët.
Intervistoi:
Melazim KOCI