Ndërlidhjet

GALAK:"KOSOVA KA VENDIN E VET NË EVROPË"


Kristin GALAK, zëdhënëse e BE-së



Radio Evropa e Lirë
Cili është reagimi i parë Unionit Evropian pas fillimit të takimit të Vjenës?

Kristin GALAK
Është me rëndësi të jashtëzakonshme që pas sa vitesh të konflikteve, të mosbesimit sot për herë të parë kemi përfaqësuesit, liderët e Kosovës dhe të Serbisë sëbashku duke biseduar për të ardhmen dhe jo për të kaluarën. Është e vërtetë se delegacionet nuk janë në përbërje të plota dhe ne e pranojmë këtë dhe shprehim keqardhje. Por, padyshim zhvillimi i sotëm ishte shumë i rëndësishëm dhe e konsiderojmë si hap të madh përpara. Unioni Evropian do të mbështet në tërësi angazhimin në këtë drejtim.

Radio Evropa e Lirë
Ditë më parë zoti Solana deklaroi se liderët që do të dëmtojnë dialogun do të mbahen përgjegjës për këtë. A mendoni se ai ende mban këtë qëndrim?

Kristin GALAK
Liderët duhet shohin përgjegjësinë e tyre. Dhe të jesh aktiv në jetësimin e rezultateve të mira të dialogut është çështje e një rëndësie të madhe. Pse? Sepse është rruga e vetme për të ecur përpara, për të lëvizur situatën drejt mirëbesimit, drejt zgjidhjes së çështjeve praktike dhe në përgjithësi situatën si ndihmesë edhe për bisedimet e mëvonshme për statusin final.

Radio Evropa e Lirë
A mund të na thoni se si do të kyqet Unioni Evropian në bisedimet teknike?

KRISTIN GALAK
Unioni Evropian do të marrë pjesë sa më shumë që të jetë e mundur dhe e nevojshme. Nga katër grupet punuese nuk përjashtohet mundësia që njërin ta kryesojnë evropianët. Në planin e mbështetjes ajo do të jetë e natyrës politike, praktike dhe teknike......Në instancë të fundit Kosova ka vendin e vet në Evropë. Kosova dëshiron të jetë sa më afër Unionit Evropian dhe ne do të jemi apsolutisht të involvuar në këto lëvizje.

Intervistoi: Iliriana BAJO

XS
SM
MD
LG