Shtetet e Bashkuara janë pajtuar për shtyrjen e votimit lidhur me propozim - rezolutën e re për Irakun. Burime diplomatike kanë thënë se për këtë do të votohet sot në orët e pasditës. Sekretari amerikan i shtetit, Kolin Pauell, mbrëmë vonë ka thënë se pret që Këshilli i Sigurimit ta miratoj këtë rezolutë dhe ka paralajmëruar mundësinë e ndërrimeve në tekstin e propozuar.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.