Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian ka vazhduar me përpjekjet për krijimin e forcës së vet mbrojtëse, duke këmbëngulë se kjo force nuk është rivale e Natos. Më herët zyrtarë të Shteteve të Bashkuara kishin shprehur shqetësime se forca mbrojtëse evropioane mund ta dobësoj unitetin e aleancës veri-atlantike. Duke folur sot në një konferencë për shtyp në Bruksel, kryeministri i Britanisë, Tony Blair ka thënë se ai kurrë nuk do ta rrezikonte Naton. Ai poashtu ka thënë se do të ishte e pamundshme që ai të akuzohej se nuk ishte aleat i patundur dhe i afërt i Shteteve të Bashkuara. Mëtutje Toni Blair ka thënë: "Unë besoj se Britania duhet të jetë e fortë në Evropë dhe e fortë me Amerikën…dhe ka njerëz që dëshirojnë të më largojnë nga Evropa dhe njerëz që duan të më largojnë nga Amerika. Deri sa unë të jem kryeministër pozicioni ynë do të jetë që ne të mbesim të fortë me të dy palët" – tha kryeministri britanik, Toni Blair. Në këtë temë sot në Bruksel foli edhe presidenti i Francës, Jacques Chirac: "Miqtë tanë britanikë kanë disa rezerva lidhur me krijimin e selisë së planifikimit ushtarak evropian. Ne vazhdojmë diskutimet tona me ta. Por ne jemi të vendosur të vazhdojmë me këtë plan sepse besojmë se nuk do të ketë kurrfarë Evrope nëse nuk ka kapacitete mbrojtëse, të hapura për gjithkend dhe koherente me angazhimet tona në Nato".
XS
SM
MD
LG