Një organizatë e mediave jug-lindore evropiane, me seli në Vjenë, ka dënuar sot sulmin e dyshuar të një ministri shqiptar kundër gazetarit tiranas, Ilir Babaramo. Në një letër dërguar kryeministrrit Fatos Nano kjo organizatë ka kërkuar që "përgjegjësit për këtë incident të sillen para drejtësisë". Ministri Luan Rama ka hedhur poshtë akuzat se ka goditur gazetarin duke i cilësuar ato si "spekulime politike dhe mediatike".
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.