Gjatë fjalimit të tij të sotëm në Parlamentinm e Filipineve, presidenti amerikan, George Bush e falënderoi këtë vend për rreshtimin e tij me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër terrorizmit. "Secili vend në Azi dhe në gjithë botën ballafaqohet me zgjedhje...Vendet që zgjedhin mbështetjen e terrorit janë pjesëmarrës në luftën kundër civilizimit. Vendet që përpiqen ta injorojnë terrorin dhe që shpresojnë se ai do ti godasë të tjerët, e mashtrojnë vetveten, e dëmtojnë mbrojtjen tonë të përbashkët dhe e ftojnë një të ardhme katastrofale të dhunës" – tha presidenti amerikan, George Bush. Vizita në Filipine u bë në kuadër të turneut të tij aktual në Azi dhe në Australi.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.