Kosova do të bëhet e pavarur dhe nuk ka kurrfarë mënyre që ajo të rikthehet nën jurisdikcionin e Serbisë, ka deklaruar analisti politik nga Prishtina Azem Vllasi.
Një kthim i tillë do do të thoshte kthim në gjendjen që i parapriu përleshjeve të armatosura dhe luftës, ndërsa bashkësia ndërkombëtare ka investuar aq shumë në Kosovë, sa që nuk do të lejojë që të ndodhë diçka e tillë, ka thënë Vllasi në një takim me gazetarë në Novi Sad.
Kosova e pavarur duhet të jetë shtet i të gjithë qytetarëve, ka thënë Vllasi, duke i porositur autoritetet e Beogradit që të mos krijojnë iluzione te serbët e Kosovës.