Ndërlidhjet

BAGDAD


Përfaqësuesi i organizatës britanike humanitare, Christian Aid, John Davison ka akuzuar sot administratorët amerikanë dhe britanikë të Irakut për jotransparencë lidhur me 4 miliardë dollarë nga të ardhurat e naftës dhe nga fonde të tjera, që ishin paraparë për tu shfrytëzuar për rindërtimin e Irakut. John Davison ka thënë se vetëm për 1 miliardë dollarë dihet se si janë përdorë ndërsa, për 4 miliardë dollarët e tjerë tha se janë zhdukur në "vrimat e zeza financiare". Një zëdhënëse e autoritetit të përkohshëm të koalicionit në Bagdad ka thënë se ky autoritet është i përkushtuar për një transparencë të plotë në përdorimin e fondeve për Irakun dhe vepron në përputhje të plotë me rezolutat e Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG