Ish njëri nga komandantët e armatës jugosllave në Kosovë, gjenerali Vlladimir Llazareviq, mori pjesë sot në një tubim të përkrahjes për të dhe për tre komandantë të tjerë të lartë të policisë dhe të ushtrisë, që nga gjykata ndërkombëtare e Hagës, janë akuzuar për krime të luftës në Kosovë. Njëri nga organizuesit e këtij tubimi në Leskovc, Bojan Grubiq tha se "do të provojmë ta parandalojmë dorëzimin e tyre në Hagë". Agjencia AP informon se zyrtarë qeveritarë në Beograd kishin tërhequr vërejtjen se arrestimi dhe dorëzimi i Nebojsha Pavkoviqit, i Vlladimir Llazareviqit, i Vlastimir Gjorgjeviqit dhe i Sreten Lukiqit, që ende mban pozitë të lartë në polici dhe ushtri, do të mund ta destabilizonte Serbinë.