Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld, ka thënë sot se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë përpjekjet për ta stabilizuar situatën në Irak, përkundër sulmit kundër helikopterit që shkaktoi vdekjen e 15 pjesëtarëve të trupave amerikane. Mëtutje zoti Rumsfeld foli edhe për shkaqet e mundshme të rrëzimit të këtij helikopteri, në aspektin se ka pasur raporte se goditja ishte bërë me raketë tokë – ajër:
- Kishte spekulime se njëri nga helikopterët ka mundur të ishte cak i raketës tokë – ajër…megjithqë nuk e dij se a ishte qëlluar helikopteri nga një armë e tillë. Por të gjithë ne e dimë se raketat e tilla të dirigjuara janë gjërësisht të përhapura në botë dhe se ato mund ta godasin aeroplanin apo helikopterin.
XS
SM
MD
LG