Përkundër sulmit të sotëm kundër helikopterit amerikan, vendet anëtare të kaolicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak, që me trupa po ndihmojnë për stabilizimin e këtij vendi, nuk kanë paralajmëruar, bile publikisht, se do të mund të tërhiqeshin nga Iraku. Agjencia AP informon se Marjana Zegali, zëdhënëse e ministrisë së mbrojtjes së Shqipërisë, ka thënë se "ne në vazhdimësi kemi deklaruar se qëndrojmë së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe me koalicionin botëror kundër terrorizmit". Shqipëria e ka një njësit me 71 paqeruajtës që veprojnë nën komandën amerikane në Mosul të Irakut. Vendet e tjera, siç janë Bullgaria, Polonia, Sllovakia, Hungaria e të tjera, thonë se i kanë shtuar masat e sigurisë për trupat e tyre në Irak.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.