Ndërlidhjet

KRALEVË


Disa qindra njerëz u mblodhën sot në jug të Serbisë, në mbështetje të katër gjeneralëve të ushtrisë dhe policisë të akuzar nga Tribunali i Hagës për krimet e luftës, si të dyshuar për krimet e ndodhura gjatë viteve 98-99, në kohën e luftës në Kosovë.
Turma prej 600 vetash, në të cilën morën pjesë shumë serbë që u larguan nga Kosova pas luftës dhe që kishin marrë pjesë në të, protestoi kundër kërkesave të perëndimorëve, që këta katër gjeneralë të ekstradohen në Hagë.
Muajin e kaluar Tribunali lëshoi aktakuzën për komandantin ushtarak gjatë luftës gjeneralin Nebojsha Parkoviç, për ish zëvendësin e tij gjeneralin Vladimir Lazareviç, për gjeneralin e policisë Vlastimir Gjorgjeviç dhe për ministrin aktual të punëve të brendshme gjeneralin Sreten Lukiç, për masakrat në luftën e Kosovës.
XS
SM
MD
LG