Ndërlidhjet

TBILISI


Mikhail Saakashvili, prijësi i protestave të opozitës që shkaktuan dorëheqjen e presidentit Eduard Shevardnadze tha se do të kandidohet për president të Gjeorgjisë.
Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur presidenten e përkohshme Nino Burdzhanadze për mbajtjen e zgjedhjeve të lira parlamentare.
Bashkimi Evropian e mirëpriti zgjidhjen paqësore politike në Gjeorgji, por paralajmëroi se të gjitha palët duhet të përmbahen nga dhuna.
Ministri i jashtëm gjerman Joschka Fischer tha se parregullsitë në zgjedhjet e 2 nëntorit dhe protestat e përditshme krijuan "deficit demokratik", ndërsa dorëheqjen e Shevardnadzes e quajti "korrekte dhe të përgjegjshme".
Në Moskë, presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha: "Nuk ka të papritura në këto ngjarje. Ndryshimi i pushtetit është pasojë e natyrshme e gabimeve të udhëheqësisë së mëparshme në politikat ndërkombëtare, të brendshme dhe ekonomike".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG