Një gjyq në Darmshtad ka liruar nga akuza për kontrabandim të armëve tre ushtarë gjermanë, ish pjesëtarë të misionit paqeruajtës ndërkombëtar KFOR në Kosovë. Siç transmetojnë mediat gjermane, gjyqi ka vendosur se dy oficerë dhe një ushtar nuk e kanë shkelur ligjin për kontrollin e armatimit, megjithqë pa autorizime përkatëse kanë bartë armatim dhe municion nga Kosova në Gjermani. Ishte ky armatimi të cilin ata, gjatë vitit 1999, si pjesëtarë të Kforit, e kishin marrë nga qytetarët.