Ndërlidhjet

BAGDAD


Dy koreano-jugorë janë vrarë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur në afërsi të qytetit Tikrit, ka njoftuar Ministria e Jashtme koreano-jugore. Identititeti i tyre nuk është kumtuar, po besohet se fjala është për elektricistët, të cilët punonin për një kompani amerikane. Presidenti i Koresë Jugore, Ro Mu Hjan ka thënë se edhe pas këtij incidenti vendi i tij do të dërgojë njerëz tjerë në Irak, por nuk ka precizuar nëse në kontigjentin prej 3 mijë vetave do të ketë edhe forca luftarake. Armata amerikane ka njoftuar për një incident tjetër në afërsi të Bagdadit, ku është vrarë një dhe janë plagosur dy civilë kolumbianë, të cilët po shërbenin në forcat amerikane në Irak.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG