Ndërlidhjet

SHKUP


Qeveria e Maqedonisë paralajmëroi së shpejti të sjellë ligjin për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës.
"Qëllimi i ministrisë së Drejtësisë është afrimi i ligjeve të Maqedonisë me legjislacionin evropian", tha ministri i Drejtësisë Ixhet Mehmeti.
Pritet që Tribunali i Hagës të ngrejë aktpadi për dy krime të luftës të kryera në konfliktin e vitit 2001.
I pari është rasti i Lubotenit, kur forcat e sigurisë nën komandën e ish ministrit Lube Boshkovski vranë 10 civilë shqiptarë, ndërsa tjetri kur janë keqtrajtuar dy punëtorë maqedonas në afërsi të Tetovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG