Ndërlidhjet

UASHINGTON


Vendet që kundërshtuan ndërhyrjen amerikane në Irak e kanë cilësuar si të padrejtë vendimin amerikan, që kompanitë e këtyre vendeve të përjashtohen nga pjesëmarrja në tenderat për rindërtimin e Irakut.
Franca, Gjermania dhe Rusia e kanë cilësuar vendimin si të pavlefshëm dhe kanë kërkuar që të shihet ligjshmëria e vendimit në përputhje me rregullat ndërkombëtare.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scott McClellan, rreth kësaj ka deklaruar:
"Mendoj se është e rregullt, që vendet të cilat kanë qenë të përfshira me Shtetet e Bashkuara në Irak që nga fillimi, populli irakian si dhe ata që kanë dërguar forca atje, janë ata që do të mund të përfitojnë nga kontratat e rindëritimit, fondet për të cilat vijnë nga taksapaguesit amerikanë."
XS
SM
MD
LG