Ndërlidhjet

PEKIN


Presidenti i Kinës, Hu Jintao, i ka thënë presidentit amerikan George Bush se nuk do të lejohet "pavarësia e Tajvanit". Sot, agjencia zyrtare e lajmeve e Kinës, Xinhua, informoi se gjatë një bisede telefonike mbrëmë vonë, të dy presidentët diskutuan për vizitën e mëhershme të kryeministrit të Kinës në Shtetet e Bashkuara, për krizën veri-koreane bërthamore dhe për situatën në Irak. Gjatë takimit me kryeministrin e Kinës, Wen Jiabao në Uashington, presidenti amerikan, George Bush pat thënë se "Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë çfarëdo aksioni të njëanshëm të Kinës apo të Tajvanit për ta ndryshuar gjendjen e tashme "status – quo".
XS
SM
MD
LG