Ndërlidhjet

PEKIN


Presidenti i Kinës, Zhu Rongi ka premtuar të mbështesë lidhjet ekonomike dhe tregëtare me Maqedonin vetëm një ditë më vonë pasi dy vendet rivendosën lidhjet diplomatike ,njofton agjencia zyrtare Hsinhua. Presidenti i Kinës ka thënë se qeveria e Maqedonis do të jetë e aftë të zgjidh problemet në vendin e sajë dhe të realizojë detyrën e pajtimit etnik,stabilitetit social dhe prosperitetit ekonomik. Ai ka theksuar se Kina nuk ka synuar dhe as që kërkon përfitime të saja private në rajonin e Ballkanit.

JERUSALEM.
Ministri Izraelit pa portfel, Danny Naveh u ka tërhequr vërejtjen Palestinezëve se së shpejti mund të ballafaqohen me ndryshimin e politikës izraelite nëse vazhdojnë të shkelin armëpushimin. Ministri ka thëne se Izraelitët besojnë se janë duke e respektuar marrëveshjen e armëpushimit ,por ka theksuar se janë palestinezët ata që nuk e respektojnë marrëveshjen. Ministri Naveh ka folur një ditë pas sulmit të tre palestinezëve në Bregun Perëndimor që la të vdekur dy kolon izraelit dhe dy të plagosur.
XS
SM
MD
LG