Programi Botëror për Ushqim i Kombeve të Bashkuara, njoftoi se Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka dhuruar një ndihmë në ushqim me vlerë prej 16 milionë dollarësh, për të zbutur mungesën e ushqimit në Taxhikistan. Të lashtat në këtë vend të Azisë Qendrore dështuan për shkak të thatësirave të mëdha, që shkaktoi mungesën më të madhe të ushqimit në atë vend.