Ndërlidhjet

SHKUP


Negocijatorët shqiptarë kanë shprehur sërish sot vullnetin për të shpëtuar bisedimet e paqes, pasi partia VMRO-DPMNE e kryeministrit Ljubco Georgievski, e denoncoi projektin e të dërguarve të perëndimit duke e quajtur atë “shokues dhe të papranueshëm”.
Zahir Bekteshi nga Partia për Prosperitet Demokratik, ka shprehur besimin se është ende e mundur të arrihet një marrëveshje e cila do të nënshkruhet nesër, kur në Shkup të mbërrijnë lordi Xhorxh Robertson dhe Havier Solana. Nga ana e tyre, dy ndërjetësuesit ndërkombëtar, Pardew dhe Leotard kanë theksuar se propozimi I tyre mbështet, siç thuhet “sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterit unitar të Maqedonisë”.
Një raund I dytë bisedimesh pritet të vazhdojë gjatë pasdites.
XS
SM
MD
LG