Ndërlidhjet

GJENOVË


Liderët e grupit të shtatë vendeve demokratike më të industrializuara - Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Gjermanisë, Francës, Italisë, Japonisë, Kanadasë plus Rusisë përfunduan samitin treditësh në Gjenovë me një komunikatë finale në të cilën shfaqin vendosmërinë që përfitimet nga ekonomia globale të jetë në dobin e të gjith qytetarëve, veçanërisht për më të varfërit e botës.
Liderët e tetë vendeve janë zotuar që të dilet nga qarku magjik midis varfëris në botë dhe sëmundjeve duke mbështetur fondin për luftimin e SIDA-s.
Është arritur pajtim i gjërë mbi çështjet më të mëdha nga politika e jashtme duke përfshirë Lindjen e Afërt, Gadishullin e Koresë dhe Maqedoninë.
Nga samiti në Gjenovë ata i bënë thirrje qeverisë së Maqedonisë dhe shqiptarëve të atjeshëm që të arrijnë marrëveshjer për ndryshime kushtetuese që do të mbronin të dy komunitetet.
XS
SM
MD
LG