Ndërlidhjet

UASHINGTON


Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara,George Bush ka demantuar akuzat e disa antarëve të Kongresit nga Partia Demokratike dhe kritikët nga Evropa, sipas të cilave politika e jashtme amerikane po bëhet izolacioniste.
Administrata u gjend nën kritika për pozicione të supozuara unilaterale mbi protokollin Kjoto për nxemjen Globale, të cilin Bush e refuzon, për Marrëveshjen mbi Raketat Antibalistike, nga e cila administrata e Bushit kërcënohet të tërhiqet si dhe për refuzimin e protokolit që kërkon ndalimin ndërkombëtar të armëve biologjike.
Zëdhënësi i Stejt Departmentit ,Philip Reeker ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbesin aktive anembanë globit dhe se nuk është e vërtetë se Shtetet e Bashkuara po izolojnë vetveten.

PEKIN.
Zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina njoftuan se Kina liroi për arësye shëndetësore dy intelektualë akademikë, me qëndrim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara, të akuzuar për spiunim në dobi të Tajvanit.
Gao Zhan dhe Qin Guangguang u akuzuan dhe dënuan të martën me 10 vjet heqje lirie.
Lirimi i këtyre intelektualëve është bërë para vizitës së sekretarit amerikan të shtetit, Colin Powel ditën e shtunë në Pekin. Powel diskutoi dje çështjen e spiunimit me ministrin e jashtëm të Kinës, Tang Jiaxuan gjatë bisedimeve në Vietnam. Sekretari amerikan i shtetit deklaroi se ishte i kënaqur me hapin e Kinës në drejtim të lirimit të akademikëve.
XS
SM
MD
LG