Ndërlidhjet

BAGDAD


Presidenti i Irakut, Sadam Husein ka thënë sot se Shtetet e Bashkuara dhe Britania, siç është shprehur, duhet të marrin aeroplanët dhe anijet e tyre të luftës dhe të këthehen në shtëpi.
Duke folur në Bagdad në një manifestim me rastin e të 13 vjetorit të përfundimit të luftës me Iranin, Sadam Husein ka thënë se Iraku ka të drejtën të zhvillojë sistemet e veta të mbrojtjes ajrore dhe se do të hakmeret nëse ato sulmohen.
Aeroplanët amerikanë dhe britanikë bombarduan dje pozicione kundër ajrore të Irakut në veri të atij vendi, kurse presidenti Husein ka thënë se Shtetet e Bashkuara po marrin si pretekst arsenalet defanzive irakiene.
XS
SM
MD
LG