Ndërlidhjet

SHKUP


NATO-ja ka vendosur të dërgojë një delegacion prej 15 ekspertësh në Maqedoni për të hulumtuar gjendjen atje dhe saktësuar kohën për fillimin e hyrjes së forcës 3 mijë e 500 trupëshe të Aleancës. Zëdhënësi i Aleancës Veri-Atlantike në Shkup, Barry Johnson, tha se NATO-ja ka bërë të qartë se kusht për implementimin e forcës mbetet vazhdimi i armëpushimit dhe gadishmëria e kryengritësve shqiptarë për të dorëzuar armët. Vendimi u morr pas kthimit në Bruksel të lordit George Robertson, i cili tuboi të 19 ambasadorët e Këshillit në një sesion të zgjatur që përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm.
XS
SM
MD
LG