Ndërlidhjet

TETOVË


Shefi i policisë së Tetovës paralajmëron për trazira të mundshme nga grupet paramilitare serbe. Shaip Bilalli citohet nga agjensia Asoshiejted Pres të ketë thënë se “zotëron informacion të verifikuara” për praninë në afërsi të Gostivarit, të trupave paramilitare të infiltruara nga Serbia. Sinjalizohet po ashtu prania e një grupi paramilitarësh maqedonas të njohur si “Luanët” të cilët operojnë në rrethinat e Tetovës. Sipas Shaip Billallit, të ashtuquajturit “Luanët” kanë keqtrajtuar policë të cilët janë nën komandën e tij. Ndonëse nuk ka të dhëna të qarta për madhësinë dhe strukturën e paramilitarëve, prania e tyre është konfirmuar nga NATO-ja dhe zyrtarë perëndimorë.
XS
SM
MD
LG