Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Ambasada amerikane në Pakistan, i ka kërkuar qeverisë së Shteteve të Bashkuara të lejojë largimin e personelit, i cili nuk është i domosdoshëm. Në një kumtesë shpërndarë punonjësve të konsullatave amerikane në Islamabad dhe Karashi, thuhet se sulmet terroriste të javës së kaluar mund të rezultojnë me “ndryshime domethënëse në gjendjen e sigurisë së qytetarëve amerikanë në Pakistan”. Më herët gjatë ditës, zyra britanike ftoi shtetasit e saj të qëndrojnë larg Pakistanit.
XS
SM
MD
LG