Ndërlidhjet

SHKUP


Më se 55 mijë refugjatë nga lufta në Maqedoni janë kthyer në shtëpitë e tyre por kthimi i të tjerëve varet, në një masë, nga krijimi i policisë multietnike, ka thënë Ruud Lubbers, komisionar i Lartë i Kombeve të Bashkuara për refugjatë sot në Shkup.
Afro 97 mijë persona mbesin të zhvendosur edhe gjashtë javë pas nënshkrimit të marrëveshjes paqësore.
Shumë refugjatë shqiptarë kanë probleme në rrugë për në shtëpi për shkak të keqtrajtimeve nga ana e policisë në postblloqe. Personat e zhvendosur maqedonas theksojnë mungesën e policisë maqedonase në hapësirat që ishin nën kontrollin e pjesëtarëve të gueriljes shqiptare.
XS
SM
MD
LG