Ndërlidhjet

UASHINGTON / XHABAL-SARAJ


Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, njofton se trupa tokësore amerikane po operojnë në Afganistan, ndërsa vazhdon ofensiva ajrore, e përqëndruar sot në qytetet Kabul dhe Kandahar.
Komandantë të opozitës afganase, Aleanca Veriore, thonë se njësi të vogla elitë të forcave speciale amerikane, u janë bashkuar luftëtarëve anti-taliban.
Në Pentagon, admirali Xhon Stafëllbim, refuzoi të komentojë lëvizjet e trupave tokësore, por kumtoi se gjatë 24 orëve të fundit, 90 avionë amerikanë kanë qëlluar 18 objektivat e planifikuar, mes të cilave depo municioni, pajisje për mbrojtjen ajrore dhe qendra stërvitore. Ai tha gjithashtu se Forcat Ajrore amerikane kanë hedhur racione ushqimesh në Afganistan.
XS
SM
MD
LG