Ndërlidhjet

NJU JORK


Ministri i jashtëm i Bosnjës, Zlatko Lagumxhija, ka thënë në Kombet e Bashkuara se bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë të njëjtat përpjekje për rindërtimin e Afganistanit ashtu siç bëri në vendin e tij. Lagunxhija ka thënë se lufta kundër terrorizmit e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara është e justifikuar, por ka shtuar se bota nuk duhet ti harrojë vitet e vujatjeve të popullit afgan dhe duhet të ketë vizion të qartë për zgjidhje politike pas luftës.
Ministri i jashtëm i Bosnjës ka marrë si shembull vendin e tij, se si Kombet e Bashkuara mund të ndihmojnë Afganistanin kur armiqësitë do të përfundojnë.
XS
SM
MD
LG