Ndërlidhjet

TASHKENT


Udhëheqësi i fushatës ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Afgansitan, gjenerali amerikan Tommy Franks, ka shfaqur bindjen se talibanët do të dëbohen nga Kunduzi, pikqëndresa e tyre e fundit në veri të Afganistanit.
Gjenerali Franks vizitoi dje bazën ajrore Bagram në veri të Kabulit, ku kishte bisedime me Aleancën Veriore opozitare, dhe është shprehur i kënaqur me sukseset e fushatës.
Aviacioni i Shteteve të Bashkuara ka vazhduar ndërkohë bombardimin e caqeve rreth Kunduzit dhe Kandaharit.
XS
SM
MD
LG