Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të godasin terroristët, kudo që ata do të farkojnë komplote dhe se lufta kundër terrorizmit nuk ka përfunduar, megjithë fitoret e fundit kundër talibanëve dhe liderit të dyshuar terrorist Osama bin Laden dhe rrjetit të tij Al Kaida.
Presidenti George Bush u ka tërhequr vërejtjen vendeve të cilat sponzorojnë terrorizmin se Uashingtoni mund të ndërmarrë sulme preventive kundër grupeve, për të cilat besohet se planifikojnë sulme tjera kundër Shteteve të Bashkuara.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara kaloi festën e Falënderimeve në Kemp Dejvid ku është konsultuar me ndihmësit e tij lidhur me fushatën e bombardimeve në Afganistan dhe ndjekjen e Osama bin Ladenit.
XS
SM
MD
LG