Ndërlidhjet

TORA BORA / KANDAHAR


Aeroplanët amerikanë kanë vazhduar sot bombardimin e pozicioneve të fshehta të Al-Kaidës në rajonin malor Tora Bora, në lindje të Afganistanit. Të mbështetur nga aviacioni amerikan, luftëtarët anti-talibanë kanë marrë disa kodra në atë zonë. Ndërkaq, në jug të vendit, trupat anti-talibane të udhëheqësit pashtun, Hamid Karzai, sinjalizojnë se gjenden vetëm 20 kilometra larg Kandaharit dhe se po përparojnë drejt qytetit nga jugu dhe lindja.
XS
SM
MD
LG