Ndërlidhjet

TEHERAN


Ministri iranian i Mbrojtjes, admirali Ali Shamkhani ka demantuar çfardo “lidhjesh ushtarake” midis Teheranit dhe Autoritetit palestinez dhe ka thënë se kontraverzat e fundit për kontrabandimin e armëve në rrugë detare për palestinezët është një “skenario” për dëmtimin e pasqyrës së Iranit në sytë e Shteteve të Bashkuara.
Para një jave, Izraeli tha se kishte ndaluar një anije në Detin e Kuq me 50 tonelata armatime iraniane të destinuara për Autoritetin palestinez, që gjithashtu u demantua nga Yasser Arafat.
XS
SM
MD
LG