Ndërlidhjet

SHKUP


Sot në Shkup përfundon procesi i lirimit të të burgosurve shqiptarë që kanë patur lidhje me konfliktin e armatosur të vitit të kaluar. Ministri i Drejtësisë, Ixhet Mehmeti, tha për “Europa e Lirë” se në përputhje me ligjin për amnesti të miratuar të enjten nga parlamenti, procedura për lirimin e të burgosurve duhet të përfundojë sonte në mesnatë ndërsa do të ndërpritet procedura e ngritjes së akt-padive ndaj të gjithë atyre që ngarkohen për veprën penale “terrorizëm” e që ka të bëjë me konfliktin e armatosur. Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë thotë se me ligjin e amnistisë lirohen 10 të burgosur shqiptarë, 18 që janë në paraburgim si dhe ndërpritet procedura e ngritjes së akt-padive ndaj 270 qytetarëve që ngarkohen për terrorizëm.
XS
SM
MD
LG