Ndërlidhjet

BARCELONË


Krerët e Bashkimit Europian kanë bërë thirrje për një rol më të shtuar ushtarak të vendeve të unionit në Maqedoni. Në deklaratën përmbyllëse të samitit, ata deklarojnë mes të tjerash se forca europiane për reagim të shpejtë, mund të jetë e gatshme të marrë përsipër operacionin e parë të saj në këtë vend ballkanik, pas skadimit të mandatit të NATO-s në fund të muajit qershor. Deklarata thotë gjithashtu se, për këtë çështje, BE-ja do të intensifikojë konsultimet me NATO-n.
XS
SM
MD
LG