Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

RAMALLAH


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, takoi liderin palestinez,Yasser Arfat, në Ramallah dhe bisedimet treorëshe i përshkroi “të dobishme dhe konstruktive” dhe paraljmëroi për nesër takime midis stafit të tij dhe të Arafatit.
“Shkëmbyem një spektër ideshë dhe diskutuam hapat se si mund të shkojmë përpara”, tha Powell, i cili ka paraparë të takojë gjatë ditës kryeministrin izraelit, Ariel Sharon.
I rrethuar nga trupat izraelite, Arafat nuk doli t,u flas gazetarëve, por bashkëpuntori i tij, Saeb Erekat i përshkroi bisedimet gjithashtu “konstruktive” e tha se kishin të bënin me një spektër të gjërë çështjesh, duke përfshirë thirrjen për tërheqien e trupave izraelite nga qytetet e Bregut perëndimorë.
XS
SM
MD
LG