Ndërlidhjet

XHENIN


Forcat ushtarake izraelite pas një inkursioni të shkurtër sot u tërhoqën nga qyteti Kalkilia në Bregun Perëndimor, dhe e përfunduan tërheqjen e plotë nga qyteti i shkatërruar i Xheninit.
Sot një palestinez e shpartalloi veten në një postbllok të izraelitëve, kurse disa palestinezë tjerë u vranë në përleshjet në territoret e okupuara.
Kombet e Bashkuara e kanë dënuar Izraelin për pengimin e ndihmave në kampin e refugjatëve në Xhenin, të cilin e lëshuan pas tre javë luftimesh.
Ndërkaq në Rripin e Gazës, tanket izraelite hynë në qytetin Rafah, pranë kufirit me Egjiptin.
XS
SM
MD
LG