Ndërlidhjet

HEBRON


Dy militantë palestinezë janë vrarë në një sulm ajror izraelit në qytetin Hebron të Bregut Perëndimor. Njëri nga të vrarët identifikohet si Marvan Zallumi, i cili thuhet se është udhëheqësi i brigadës “martirët e Al-Aksës” për Hebronin. Një informator izraelit raportohet të jetë gjetur gjithashtu i vrarë në qytet.
Zhvillimet pasojnë vendimin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, për emërimin e një komisioni hetimor për ngjarjet në Xhenin, në përbërje të të cilit është ish-presidenti finlandez Marti Ahtisari si dhe gjenerali amerikan, Uilliam Nesh, i cili ka shërbyer në Kosovë.
XS
SM
MD
LG