Ndërlidhjet

BARCELONË


Forumi më i madh botëror mbi SIDA-n përfundon sot në Barcelonë.
Ish presidenti amerikan Bill Clinton dhe ai afrikano jugor, Nelson Mandela, janë në mesin e atyre që po ndjekin seancën përfundimtare të kësaj konference, e cila mblodhi mbi 15 mijë kërkues, mjekë e aktivistë për të diskutuar problemet e SIDA-s.
Klinton, gjatë fjalimit të tij e krahasoi SIDA-n me “vdekjen e zezë”, që mbërtheu botën në shekullin e 14-të.
Ndërkaq Mandela e cilësoi këtë sëmundje vrasësen e njerëzimit.
“SIDA po vret më shumë njerëz se janë vrarë në të gjitha luftrat dhe katastrofat natyrore në të shkuarën. SIDA është luftë kundër njerëzimit”, tha Mandela
XS
SM
MD
LG