Ndërlidhjet

BAGDAD


Lideri iraken, Sadam Husein, do t’i drejtohet sot kombit me një fjalim që pritet të fokusohet në kërcënimet e Shteteve të Bashkuara për të rrëzuar regjimin iraken.
Presidenti amerikan George Bush përsëriti dje në Missisipi se do të përdorë të gjitha mjetet për të rrëzuar regjimin iraken.
“Ne do të vazhdojmë konsultimet me Kongresin dhe natyrisht do të konsultohemi me miqtë dhe aletatët tanë. Ne do të diskutojmë realisht këto kërcënime, unë do t’i shikoj të gjitha opsionet dhe të gjitha mjetet në dispozicion – diplomacinë, presionin ndërkombëtar, ndoshta edhe ushtrinë”, ka thënë presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG