Ndërlidhjet

DEÇAN


Qindra shqiptarë janë përleshur me policinë e Kombeve të Bashkuara dhe paqëruajtësit e NATO-s gjatë protestave të fundit në Deçan kundër arrestimit liderëve të UÇK-së së dikurëshme.
Zëdhënësi i UNMIK-ut, Andrea Angeli tha se ushtarët e NATO-s shpërndanë protestuesit pasi ata kishin blokuar magjstralen Deçan –Gjakovë.
Një paqëruajtës i NATO-s dhe 11 policë janë lënduar. Policia ka arrestuar 23 protestues, disa prej të cilëve kishin qëlluar me gurë policinë. Rreth 50 protestues kërkuan trajtim mjekësor , kryesisht nga gazi lotsjellës. Pesë pacientë kanë pësuar fraktura.
XS
SM
MD
LG