Ndërlidhjet

KABUL


Qeveria kalimtare e Afganistanit thotë se vdekja e një numri të madh të burgosurish taliban që ishin dorëzuar tek Aleanca Veriore vitin e kaluar është “mizori e tmerrëshme” dhe ka premtuar të hetojë rastin.
Qeveria në Kabul doli me këte deklaratë pasi Kombet e Bashkuara thanë se përfaqësuesit e sajë kishin egzaminuar qartas një varrezë masive të burgosurish talibanë.
Shtetet e Bashkuara thanë dje se i bënin trysni qeverisë afgane që të hetojnë mizoritë e raportuara.
Thirrja e Shteteve të Bashikuara vijoi raportet në revistën amerikane, “Newsweek” që thoshin se mbi 1.000 luftëtarë talibanë dhe al kaidas kanë vdekur në kontejnerë derisa transportoheshin në burg.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG