Ndërlidhjet

VARSHAVË


Në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, ka paraqitur planin për krijimin brenda dy viteve të ardhshme, të një force të veprimit të shpejtë, me rreth 20 mijë trupa nga Evropa dhe Amerika e Veriut.
Kjo forcë – ka saktësuar Ramsfelld- do të pajiset me armë të teknologjisë së lartë dhe do të jetë e aftë të veprojë në çdo pjesë të botës, ku është e nevojshme.
Propozimi zyrtar pritet të parashtrohet në takimin e Pragës, i cili mbahet në muajin Nëntor.
XS
SM
MD
LG