Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush ka deklaruar se qeveria irakiane udhëhiqet nga një njeri “i rrezikshëm dhe brutal”, i cili patjetër duhet ndalur para se të përdorë armët për zhdukje në masë.
George Bush tha se presidenti irakian Saddam Hussein aktivisht po synon “teknologjitë destruktive”,siç i quajti, për të shprazur urrejtjen e tij. “ Çdo ditë që po kalon mund të jetë një prej atyre ditëve kur regjimi irakian u jepë aleatëve terroristë antraks apo gaz nervor, apo një ditë edhe armë bërthamore. Ne rrefizojmë të jetojmë nën ardhmëri frike”, ka thënë presidenti amerikan.
Po në Uashington, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld tha se Shtetet e Bashkuara kanë informata të besueshme se ka patur kontakte midis anëtarëve të lartë të al Kaidës dhe Irakut, duke ngurruar të zbulojë identitetin e tyre, por ka thënë se në mesin e tyre nuk ka qenë Osama Bin Laden.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG