Sulmi në ishullin Bali ku humbën jetën së paku 180 njerëz dhe u plagosën mbi 300 të tjerë mund të thuhet së është vepër e Al-Kaidës, ka deklaruar presidenti amerikan George Bush.
Qeveria e Indonezisë qysh në fillim akuzoi Al-Kaidën si autore të atentatit.
Shumica e viktimave ishin turistë, që gjendeshin me pushime në ishullin turistik.
Kryeministri britanik, Tony Blair, ka kërkuar veprim ndërkombëtar për të parandaluar sulme të tilla.
“Kemi dhe një tjetër provë për thellësinë tmerruese ku janë fundosur ekstremistë të tillë. Ata nuk shqetësohen për numrin e njerëzve që vrasin apo për paafajsinë e plotë të viktimave të tyre”, tha Blair.
Ndërkaq agjentë të FBI-së, të policisë australiane dhe britanike kanë nisur hetimin në vendin e ngjarjes.