Një prokuror ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara ka përpiluar sot padinë ndaj Tahir Deskut dhe Dibran Fyllit.
Mbi dy ish-pjesëtarët e UÇK-së rëndon akuza për vrasjen e Ali Rracit nga Klina, në shkurt të vitit 1998, pasi viktima mendohet të ketë qenë bashkëpunëtor i serbëve.
Zëdhënësi i UNMIK-ut, Andrea Anjeli tha se Tahir Desku është në liri pasi ka kaluar një kohë në paraburgim, kurse Dibran Fylli ndodhet ende në paraburgim.Gjykimi kundër tyre pritet të fillojë në janar të vitit të ardhshëm, ka thënë i njëjti zyrtar.